Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka arsyetuar inicimin e ndryshimit të ligjit për gjykimin e krimeve në mungesë pa konsultim me opozitën, duke thënë që pas dy dekadash që kur ka filluar kjo iniciativë, nuk është bërë asgjë konkrete, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka thënë për deputetëve se asnjë rast nuk deri më tani nuk është gjykuar në mungesë për faktin se sipas saj, prokuroria konsideron se ka probleme të hasura në praktikë.

“Ky propozim është bërë pa ndonjë konsultim sepse nuk besoj që pas dy dekadave ka nevojë për konsultime për gjykimin e krimeve në mungesë. Nga ndryshimet është neni për të dorëzuar pesë herë kërkesë. Një nga kriteret për tu gjykuar është kërkesa që 5 herë duhet të kërkohet personi në fjalë. Ky kriter nga Prokuroria konsiderohet vështirë i implementueshëm”, ka thënë ministrja.

Ajo ka thënë se së bashku me gjykimin e krimeve të luftës janë edhe luftimi i korrupsionit dhe procesi i vettingut.

“Pas dy muajve do ta procedojmë kodin e ri të procedurës penale ku do të përfshihet gjykimi në mungesë për të gjitha krimet dhe jo vetëm ato të luftës”, ka thënë ajo.

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *