Një person është plagosur sonte rreth orës 18:00 në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar për KosovaPress se i plagosuri është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorë në rast

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *