Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 130 raste të reja nga 2389 testime të kryera në terren dhe 4 humbje jete si pasojë e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 698 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107.163 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 142 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët dy janë të intubuar.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 12 në Korçë, 9 Gjirokastër, 8 Sarandë, nga 7 raste në Shkodër e Devoll, nga 6 raste në Fier e Skrapar, nga 4 raste në Vlorë e Pogradec, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Kamëz, Kuçovë, Vorë dhe nga një rast në Pukë, Mat, Dibër, Malësi e Madhe, Gramsh, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 53- 82 vjeç.

Qe nga shpërthimi epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 130.736 raste pozitive, prej tyre 107.163 janë shëruar, 21.190 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.383 pacientë./Tch

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *