Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook në lidhje me vizitën e Kurtit në Bruksel.Në reagimin e tij thuhet se Albin Kurti përmes heshtjes po mundohet ta fshehë arsyen e vërtetë të vizitës në Bruksel.

Limaj thotë se takimi në Bruksel po bëhet për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo-transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si ‘Non Paper’”

“Albin Kurti po mundohet të fshehë arsyen e udhëtimit për Bruksel përmes heshtjes.

Takimi në Bruksel po mbahet për rifillim të dialogut me Serbinë.

Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo-transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si “Non Paper”.

Kryeministër, trego cili është qëndrimi i juaj për to dhe njoftoe opinionin për agjendën e takimeve në Bruksel”, ka shkruar Limaj.

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *