Hoxhaj me anë të një postimi në Facebook, ka përgëzuar Lladrovcin, i cili sipas tij gjatë gjithë këtyre viteve ka treguar përkushtim në detyrën e tij.

Sipas Hoxhajt, kjo është qeveria e PDK-së e cila do të instalohet edhe në komunat e tjera.

Postimi i plotë i Hoxhajt në Facebook:

Për të disatën herë me radhë, komuna e Drenasit e udhëhequr nga kryetari i palodhur Ramiz Lladrovci është shpallur si komuna me performancën më të mirë. Institucionet e vendit dhe ambasadat e shteteve tona mike si Zvicra, Suedia dhe Norvegjia kanë vlerësuar se Komuna e Drenasit ka qenë më e dalluara në qeverisje demokratike, menaxhim komunal shembullor dhe ofrim të shërbimeve cilësore, për çka do t’i ndahen grante zhvillimore. Përgëzoj kryetarin dhe mikun tim, Ramiz Lladrovci i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka treguar përkushtim, përgjegjësi dhe vullnet të jashtëzakonshëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Drenasit. Kjo është qeverisja e PDK-së dhe shembulli të cilin do ta ndjekim nëpër të gjitha komunat tjera.