Ministri Vitia së bashku me zëvendësministren znj. Dafina Gexha kanë realizuar një takim virtual me përfaqësuesit e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë.

Në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit, sfidat e sistemit shëndetësor në ballafaqimin me Virusin dhe rrjetëzimin e mjekëve shqiptarë në diasporë.

Ministri Vitia i falenderoi anëtarët e Federatës së Mjekëve shqiptarë për gatishmërinë dhe vullnetin e mirë për të qenë pranë Kosovës, duke ndarë përvojat e çmuara dhe mbështetjen e ofruar për ekspertizë profesionale në përballjen me pandeminë COVID-19.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *