Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë mbrëmë se kërkimfalja e presidentit të Çekisë, Millosh Zeman për bombardimet e NATO-s më 1999 është “akt historik” dhe një “gjest i madh”.

Bërnabiqi ka thënë në “TV Pink” se ishte e bindur se askush në NATO nuk është i kënaqur që Zeman kërkoi falje për bombardimin e Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Duke komentuar faktin se kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babish, kishte thënë se kjo deklaratë ishte pozicionim personal i Zemanit, ajo ka deklaruar se Zemani “është një politikan i madh dhe serioz”.

“Nuk erdhi nga dikush atje që u bë aksidentalisht president”, ka thënë Bërnabiqi, duke shtuar se kjo kërkimfalje do të thotë shumë për të personalisht.

Kryeministrja serbe ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ishte i befasuar kur Zemani ka kërkuar falje.

“Kjo është një kënaqësi morale për të gjithë qytetarët e Serbisë”.

“Unë mendoj se Vuçiq, gjatë gjithë këtyre viteve, ka ndërtuar një imazh të ndryshëm të Serbisë dhe lidhje të ndryshme politike me vendet e tjera, ashtu që kemi arritur në pikën ku një politikan i tillë të kërkojë falje”, ka thënë Bërnabiqi.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *