Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi, Anthony Godfrey, ka thënë të hënën  se administrata e re amerikane ende dëshiron që gjithçka që është rënë dakord në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zbatohet.

Godfrey ka thënë se ShBA-ja ende dëshiron që gjithçka që është rënë dakord në Uashington të zbatohet, duke rikujtuar se Amerika e ka mbështetur procesin që çon në një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese për normalizimin të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Administrata do të vazhdojë t’i trajtojë elementet e marrëveshjes së Uashingtonit si prioritet. Shtetet e Bashkuara bien dakord që disa nga çështjet zgjidhen më mirë përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe jemi të gatshëm të mbështesim procesin sa më mirë që të mundet”, ka thënë Godfrey.

Më tutje,  ai ka thënë se presidenti Joe Biden e kupton shumë mirë rëndësinë e një Ballkani të qëndrueshëm dhe të prosperuar, si dhe një Evropë të bashkuar dhe të lirë.

“Ne mbështesim plotësisht qëllimin strategjik të Serbisë për t’u bashkuar me BE-në dhe gjithçka që duhet të bëjë për të pasur sukses. Ndihma jonë përmes programeve në vetë Serbinë, si dhe mbështetja jonë e qartë politike për procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, po e ndihmon Serbinë të zbatojë reformat e nevojshme dhe të ecim përpara në rrugën e saj evropiane”,  është shprehur ambasadori Godfrey.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *