Z.Bjørnstad e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke i vlerësuar lart marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin konstruktiv midis dy vendeve. Ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe siguroi mbështetjen e plotë të Norvegjisë për reformat e nevojshme.

Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe theksoi prioritetet e Qeverisë, për punësim e drejtësi për qytetarët dhe demokraci e progres për vendin.

Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat me interes të përbashkët, ku u theksua integrimi sa më i shpejtë i rajonit në Bashkimin Evropian.