Sot do të mbahet konferenca rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”. Konferenca rajonale është organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës (DHTIQV).

Konferenca rajonale do të filloj në ora 11:00.

Në këtë konferencë do të jetë e pranishme edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Financave, Punëve dhe Transferve në Kosovë, Hekuran Murati.

Ndërsa nga Shqipëria do të jetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe nga Maqedonia do të jetë zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi.

Para të pranishmëve do të prezantohen të gjeturat e hulumtimit “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”.

Fjala përshëndetëse do të mbahet nga kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, e më pas fjalë përshëndetëse do të ketë edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në Kosovë, Rozeta Hajdari, Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Nagip Fejza Kryetari i Forumit Ekonomik mbarë shqiptar.

Po ashtu temë diskutimi do të jetë edhe “Kosova dhe bashkëpunimi ekonomik me vendet e rajonit”.

Tjetër temë është edhe “Sfidat e odave për përkrahjen e bizneseve gjatë pandemisë COVID-19”. Penalistë për këtë do të jenë Ines Muqostepa-kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, Skënder Krasniqi, kryetar i Odës së Afarizmit të Kosovës, Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Arben Breshani, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *