Mëngjesi i sotëm ishte fatal për një 45-vjeçar nga Kosova. Ai vdiq në vend pas një aksidenti në autostradën Maritsa në Bullgari.

Ai po ngiste një minibus ku në të ishin edhe tre persona të tjerë, të cilët morën lëndime, transmeton Indeksonline.

Njëri prej tyre u plagos rëndë dhe u vendos në Repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Haskovo, kurse dy të tjerët u ekzaminuan dhe u lanë për trajtim në shtëpi.

 

Aksidenti ndodhi në orën 4 të mëngjesit, saktësoi Ministria e Brendshme.

Minibusi me pasagjerët nga Kosova u rrotullua dhe arsyet ende nuk dihen, raporton Haskovo.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *