Mike Maignan ka zbarkuar në Milano dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me “Rossonerët” sot.

“Calciomercato.com” raportoi se portieri francez kishte arritur një marrëveshje me “Rossonerët”.

Portieri i Lille arriti në Milano të hënën në mbrëmje dhe sipas Gianluca Di Marzios ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me “Rossonerët” sot në mëngjes, përcjell KosovaPress.

Maignan do të bashkohet me Milanin për një çmim prej 15 milionë euro nga Lille dhe do të nënshkruajë një kontratë prej 3 milionë eurove në vit për pesë sezonet e ardhshme.

Kalimi i tij në Stadio San Siro e shtyn Gigio Donnarumma më larg Milanit.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *