Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj në një intervistë për lajmi.net ka thënë se nga zgjedhjet e brendshme të PDK-së nuk pritet befasi.

I pyetur nëse kryetari Kadri Veseli, i cili është i akuzuari i Hagës, ka dërguar ndonjë mesazh në parti për konventën që do të mbahet më 3 korrik, ka thënë se nuk është në dijeni.

“Unë jo. Mirëpo e kemi një ekip mbrojtës i tij dhe ata kanë kontakte më të shpeshta dhe më direkte sepse ai e ka të limituar hapësirën e kontaktit”

Çfarë mesazhe i dërgon partisë z.Veseli?

“Nuk kam informacione në ketë drejtim janë gjëra që bisedohen me ekipin e tij mbrojtës”, ka thënë Totaj, i cili është edhe kandidat i PDK-së për Prizren.

Mes tjerash ai ka thënë se gjatë vizitës së Veselit në Kosovë, përveç familjes nuk e ka takuar askënd të partisë.

“Nuk e ka vizitu askënd nga partia vetëm familjen e ngushtë edhe ka shumë restriksonje dhe limite në aspektin se me kend të kontaktojë”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, Totaj ka thënë se PDK-ja në zgjedhje lokale do të jetë shumë më mirë se në zgjedhje nacionale sepse ka kandidatë shumë të mirë nëpër komuna.

Për më shumë ndiq intervistën:

Më shumë nga interneti

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *