Ka përfunduar ballafaqimi spektakolar ndërmjet Belgjikës dhe Portugalisë me fitoren e belgëve që kualifikohen në çerekfinale të Kampionatit Evropian duke iu falënderuar tgriufit me rezultat minimal 1-0 në “La Kartuja” të Sevillas.

Ishte Thorgan Hazard lojtari që e vendosi fatin e këtij takimi me golin e tij të realizuar në minutën e 42’ të ndeshjes, përcjellë KosovaPress.

Në dhjetë minutat e fundit Portugalia e kërkoi me të gjitha forcat golin e barazimit madje edhe e goditi shtyllën por që nuk ia doli të bënte më shumë.

Në çerekfinale të Euro 2020 Belgjika do të ballafaqohet me Italinë që mposhti Austrinë me rezultat 2-1.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *