Dueli mes kroatëve dhe spanjollëve, ka prodhuar një ndeshje dramatike, sidomos në pjesën e dytë kur Kroacia përmbysi epërsinë e Spanjës prej 1-3, duke barazuar rezultatin krejt në finish të kësaj super-sfidë dhe duke e çuar lojën në vazhdime.

Ishte ekipi kroat që kalojë në epërsi pas gabimit trashanik të portierit spanjoll, Simon në minutën e 20’.

Skuadra e Luis Enrique u rikthye në lojë në minutën e 38-të kur Sarabia barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Sfidë tejet joshëse u zhvillua në fraksionin e dytë, kur edhe u shënuan tre gola. Fillimisht Cesar Azpilicueta në minutën e 57’, kaloj Spanjën në avantazh prej 1-2. Spanjollët ngritën epërsinë në 1-3 në minutën e 77’ me golin e Torres.

Edhe pas disavantazhit prej 3-1, kroatët nuk u dorëzuan dhe përmes Orsic në minutën e 85’, ngushtuan epërsinë në 2-3, derisa Pasalic në minutën e 90+3 shokoi Spanjën, duke barazuar shifrat në 3-3 dhe duke e çuar lojën në shtesë.

Në lojën shtesë, spanjollët u shfaqen më të mirë dhe më të rrezikshëm, duke shënuar edhe dy gola.

Alvaro Morata në minutën e 100’, realizoi golin e katërt për Spanjën, derisa tre minuta më vonë, Mikel Oyarzabal i dha goditjen e fundit kroatëve.

Spanja është në çerekfinale të EURO 2020, kurse, Kroacia mbyll aventurën në këtë eveniment të madh në futbollin evropian. /RTKLive/