Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar gjashtë raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.

Ky është njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Nga 1.933 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.325.

Në total numri i rasteve aktive është 166.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës.

Deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *