Deputeti i VV’së Armend Muja u është përgjigjur kritikave të partive opozitare në vend për qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Thotë se opozita në Kosovë ka probleme në definimin e vetvetes.

Komentet Muja i bëri në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

‘Opozita po kërkon mënyra se si të kundërshtojë. Para zgjedhjeve lokale shpikin gjithçka që të fitojnë diçka”, tha Muja.

Sipas tij, reformat e brendshme për partitë opozitare në Kosovë po duken të vështira pas siç tha ai, 15 vjetëve keqqeverisje.

‘Opozita është në pozitë të vështirë, po kanë probleme në definimin e vetvetes”, theksoi Muja

Ndërkohë deputeti i VV’së ka fjalët më të mira për qeverisjen aktuale.

Lëvdata ka edhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme, pavarësisht huqjeve të shumta.

“Në pesë vitet e fundit Kosova pothuajse ishte harruar. Tani Kosova është rikthyer në hartën botërore dhe është bërë prioritet. Këtu ishte kontribut i fuqishëm i Kurtit. ”, theksoi Muja.

“Kjo nuk ndodh vetvetiu, kjo ka ardhur për shkak të ndryshimit që e ka bërë Kosova”, theksoi ai.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *