Prokuroria Speciale ka njoftuar sot se është ndaluar një person i dyshuar për veprat penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim”.

Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se i arrestuari është Kreshnik Podvorica nga Lipjani, vëllai i Blerim Podvoricës i vrarë në Siri në vitin 2017 në një sulm kamikaz.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës lëshuar ditën e sotme është bërë e ditur se është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar një (1) person me inicialet K.P., për veprat penale ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’’ nga neni 134 të KPRK-së, përkatësisht ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim’’ nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton opinionin se gjatë ditës ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelorë të Prishtinës – Departamenti Special, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit person, për veprën e lartcekur”, thuhet në njoftim.

Por kjo nuk është hera e parë që për Podvorica ka punë me drejtësinë.

Ai në vitin 2018 ishtë dënuar me 6 muaj burg. Gjykata e kishte dënuar Kreshnik Podvoricën, për shkak se nuk e kishte lajmëruar veprën penale kur i pandehuri Rakip Avdyli ka kërkuar nga ai që të kryejë një sulm vetëvrasës në Republikën e Kosovës.

Edhe Podvorica ishte dënuar më parë për vepra terroriste. Gjykata Themelore në Prishtinë në janar të këtij viti e dënoi atë me 6 muaj burg për propagandim në “Facebook” pasi që kishte përkrahur haptazi veprimet terroriste të ISIS-it.

Podvorica më 4 nëntor 2017 në llogarinë e tij në “Facebook” kishte shpërndarë fotografi kërcënuese në të cilën është paraqitur një gomë e një automjeti të lyer me gjak në të cilën janë lënë gjurmët e përgjakshme me fjalët “Nisu drejt tyre pa mëshirë”

Kreshnik Podvorica kishte shkruar për vdekjen e të vëllait.

Blerim Podvorica, i vrarë në sulmin kamikaz në Siri

“Allahu të pranoftë o Luan. Videon ku vëllau shpejton ta takojë Allahun Xhele Ve Ala mund ta shikoni në postimet e mëhershme. Vëllau me makinën e tij me eksploziv e ka goditur turmën e ushtrisë së Asadit në afërsi të qytetit Tejdmur, vilajeti Homs”, kishte shkruaa në Facebook Kreshnik Podvorica./Reporteri.net