Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi sonte se Serbia është e gatshme për një kompromis me Kosovën, është e gatshme të diskutojë për një kompromis, dhe është populli ai që do të vendosë në fund.

“Pa një zgjidhje kompromisi, kjo do të thotë që dikush mund të mbështesë konfliktin midis serbëve dhe shqiptarëve dhe kjo mund të çojë në katastrofë dhe konflikte që askujt nuk i duhen,” tha Vuçiq si i ftuar në televizionin “Euronews”.

I pyetur se çfarë është një kompromis, ai tha se edhe sikur ta dinte, nuk do të thoshte, pasi një zgjidhje kompromisi duhet të arrihet në një mënyrë që të dy palët të lëshojnë pe.

“Ne kemi nevojë për një mënyrë racionale, pragmatike për të zgjidhur atë problem. Duhet kohë për të krijuar besim midis Beogradit dhe Prishtinës “, tha Vuçiq.

Pavarësisht deklarimeve për kompromis, Vuçiq megjithatë tha se “Kosova nuk do të marrë kurrë një ulëse në OKB”, përcjellin mediat serbe.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *