Nga sot hiqet Roamingu për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova.

për çka ambasadorët e BE-së në Kosovë dhe Mal të Zi, Tomash Sunjog dhe Oana Kristina Popa, shënuan sot fillimin e epokës pa tarifë Roaming në Ballkanin Perëndimor. Në një bisedë telefonike, të dy ambasadorët folën për rëndësinë e kësaj arritjeje për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, si rezultat i kontributit të BE-së.

Në këtë mënyrë ambasadorët lasuan një fushatë njëmujore të BE-së në Kosovë të quajtur “#EUconnects 4 #FutureIsDigital”. Fushata do të paraqesë përfitimet e paketës së investimeve prej 9 miliardë eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimor për rimëkëmbjen post-pandemike përmes Planit Ekonomik dhe të Investiv. Agjenda digjitale është pika qendrore e fushatës.

“Sa ditë e mirë për një telefonatë me Malin e Zi! Tarifat roaming kanë marrë fund që nga sot,” tha Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Tomash Sunjog, në një bisedë me homologen e tij në Podgoricë. “Kudo që njerëzit zgjedhin të jenë, ata tani mund të qëndrojnë në kontakt me të dashurit e tyre pa tarifa roaming.”

“Është një ditë e shkëlqyer për të gjithë dhe një mundësi e shkëlqyer për njerëzit që të mbajnë kontaktet derisa lëvizin në rajon. Jam krenare që BE-ja ka kontribuar në këtë arritje,” tha Shefja e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Oana Kristina Popa.

Fillimi i marrëveshjes pa tarifat roaming dhe fillimi i fushatës “#EUconnects 4 #FutureIsDigital” ndodh në ditën kur Sllovenia merr Presidencën e Këshillit të BE-së. Në një bisedë telefonike me Ambasadorin Sunjog, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës Sllovene në Kosovë, Tina Lampelj, tha se Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet e Sllovenisë dhe ata duan të shohin më shumë ditë si kjo, kur njerëzit zhvillojnë kontaktet më shumë.

Të dy bisedat janë regjistruar dhe mund t’i gjeni KËTU.

Fushata “#EUconnects 4 #FutureIsDigital” do të zhvillohet gjatë mujit korrikut 2021 dhe do të përbëhet nga tre komponentë: fillimi i epokës pa tarifat roaming në Ballkanin Perëndimor, digjitalizimi i bizneseve dhe start-up-et digjitale.

Në komunikatën për media nga zyra e BE-së thuhet se “Investimi në një të ardhme digjitale është pjesë e Agjendës Digjitale të BE-së, një nga kapitujt e Planit Ekonomik dhe të Investiv të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Digjitalizimi paraqet një mundësi që ekonomitë në rajon të kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shërbime më të mira publike për qytetarët përmes zgjidhjeve digjitale”./KP

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *