Instituti Pedagogjik i Kosovës ka prezantuar rezultatet e projektit hulumtues me temën “Shkathtësitë gjuhësore të nxënësve kosovarë të moshës 15-vjeçare dhe shkaqet e performancës së dobët në testin PISA, me fokus në ndikimin e mësimdhënësve të ciklit fillor dhe të ambientit akademik në të cilin zhvillohen ata”.

Drejtori i Institutit Nezir Qoqaj, tha se performanca e dobët e nxënësve nuk është një situatë e kënaqshme për vendin e sidomos duke marrë për bazë edhe problemet e sistemit arsimor në tërësi.

“Nuk është vetëm performancë e dobët e nxënësve, por edhe të gjithë akterëve të tjerë arsimorë. Për këtë edhe kemi dashur të trajtojmë këtë problematikë. Hulumtimi është realizuar me moshën 15 vjeçare, dhe sidomos që kanë të bëjnë me testin PISA”, tha Qoqaj.

Murteza Osdautaj theksoi se tashmë dihet që vendi jonë ka marrë pjesë në dy teste PISA, dhe pikërisht qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë që të dihen shkaktarët e dështimit.

“Vendi jonë ka marrë pjesë në dy teste PISA, dhe ne jemi fokusuar që eventualisht t’i gjejmë shkaqet dhe të konstatojmë se çfarë e bën arsimin tonë më të dobët”, tha ai.

“…nota mesatare në performancën e leximit është një nga më të ulëta, ku vetëm 21,3% kanë arritur ta tejkalojnë pragun në këndin e leximit, ndërsa Kosova i ka të akredituara 314 programe trajnimi ku gjatë viteve 2014-2020 janë trajnuar rreth 30 mijë mësues”.

Ky hulumtim flet për strukturën e orës mësimore, efektet e të mësuarit, vështrimin analitik dhe ndikimin e ambientit akademik te nxënësit, e sidomos sistemi arsimore dhe rezultatet e dobëta të testit PISA. /EO

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *