Autoritetet e Policisë Postale italiane të qytetit të Milanos, nën urdhërin e Prokurorisë së këtij qyteti, kanë ekzekutuar megaoperacionin ndërkombëtar të koduar “Palmbeach” i cili ka sekuestruar një infrastrukturë rrjeti virtual e aftë të shifronte gjurmë informatike që përdorej nga grupe kriminale për të goditur viktimat e tyre.

Operacioni përfshiu forca rendi e autoritete gjyqësore europiane, kanadeze, amerikane dhe u koordinua nga Europol, Eurojust e nga Prokuroria e Përgjithshme holandeze.

Operacioni “Palmbeach” zbardhi një rrjet infrastrukture sulmesh kibernetike të tipit Double VPN që përdornin sibole të policisë së disa vendeve e me të cilat kërcënonin e mashtronin viktimat e tyre.

Ky lloj shërbimi rrjeti virtual reklamohej në forume informatike underground ruse e anglosasone e përdorej nga operatorët për të mashtruar e kërcënuar viktimat e tyre përmes sulmeve kibernetike që bllokonin kumpjuterat e klientëve.

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *