Analisti politik dhe profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka thënë se Serbia me ndihmën e Rusisë e ka bindur një shtet të madh që ta tërheq njohjen e Kosovës.

Këta ai e ka thënë në një postim në Facebook duke iu referuar një burimi “të mirëinformuar”.

“Para disa ditësh, prej një burimi të mirëinformuar, e mora vesh se Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ia ka arritur ta bindë një shtet të madh e të rëndësishëm për ta tërhequr njohjen e Kosovës, ndërsa Edi Rama, midis Shkupit, na e paraqet Vuçiqin si lider progresi, si lider që po punon për mirëqenien e Ballkanit”, ka shkruar ai.

Sipas Latifit, Kosovës nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i hedh sytë kah Amerika për të na shpëtuar një fatkeqësi e madhe diplomatike.

Postimi i plotë i Latifit:

Para disa ditësh, prej një burimi të mirëinformuar, e mora vesh se Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ia ka arritur ta bindë një shtet të madh e të rëndësishëm për ta tërhequr njohjen e Kosovës, ndërsa Edi Rama, midis Shkupit, na e paraqet Vuçiqin si lider progresi, si lider që po punon për mirëqenien e Ballkanit.

Burimi i informatës ma dha edhe emrin e shtetit, por m’u lut të mos e them publikisht.

Ndërkaq, neve s’na mbetet tjetër përveçse edhe njëherë t’i hedhim sytë nga Amerika, për të na shpëtuar nga një fatkeqësi tjetër e madhe diplomatike, e përgatitur me aq mund dhe gjatë nga lideri i Open Balkan, miku i Ramës dhe armiku ynë numër një, Aleksandër Vuçiq.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *