Dje disa media kanë raportuar për shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvallës, nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ndërkaq lidhur me këtë, sot gjatë ditës Kurti është pyetur nga gazetarët nëse ka një vendim të tillë.

Kurti shkurt ka thënë “jo”, duke shuar zërat se Gërvalla do të shkarkohet.

Këto komente Kurti i bëri pasi mori pjesë në një bashkëbisedim me poetin Xhevdet Bajraj, në kuadër të Panairit të Librit.

Gërvalla në Qeverinë Kurti 2 mban dy pozita, atë të kryediplomates dhe pozitën e zëvendëskryeministres.

Shkarkimin e Gërvallës, e patën kërkuar vazhdimisht, PDK-ja.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri, më herët ka thënë se të gjithë ishin dëshmitarë të angazhimit të ministres Gërvalla për denigrimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“U pa angazhimi i ministres së Punëve të Jashtme në denigrimin e luftës së UÇK-së, ajo sot vazhdoj të fyej luftën e UÇK-së, kauzën tonë më të ndritur, fyente viktimat të cilët ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe sakrificën tonë më të madhe”, kishte deklaruar Tahiri.

Tutje ka theksuar se PDK nuk do të lejoj që ministrja të flet në narracionin e ndërtuar në Beograd, duke kërkuar shkarkimin e saj.

“Ne si PDK nuk mund të lejojmë që ministrja të flet në narracionin e ndërtuar në Beograd. Kërkojmë nga kryeministri Kurti që sa më parë të shkarkojë këtë ministre të papërgjegjshme që në vazhdimësi fyen vlerat më të larta të popullit tonë. PDK e merr me shqetësim qëndrimin e ministres sepse ajo përfaqëson Kosovën”, është shprehur ai.

Në rast të mos shkarkimit të Gërvallës, Tahiri ka deklaruar se do të përdorin të gjitha mjetet demokratike që kësaj ministre t’i pamundësohet ushtrimi i kësaj detyre

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *