Një person ka vdekur dhe 221 të tjerë janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

04 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 888.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *