Ky raport ka dalë me një sërë rekomandimesh në lidhje me Kosovën, duke u bërë thirrje SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s që, mes të tjerash, të ripërkushtohen në rinisjen e dialogut, “i cili i trajton Kosovën dhe Serbinë si palë të barabarta”, duke ua njohur sovranitetin e të dyjave.

Për më tepër, raporti kërkon që lehtësuesit e dialogut nga SHBA-ja dhe BE-ja të mbështesin parimet e sipërpërmendura dhe “t’i hedhin poshtë pa mëdyshje ndryshimet e kufijve”, raporton Zeri.info.

Kërkohet po ashtu që të mbahen përgjegjëse edhe Kosova, edhe Serbia për t’iu përmbajtur përkushtimeve që i kanë arritur në dialog.

Ndër të tjera, kërkohet që të dyfishohet mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, që janë kyçe për sigurinë e brendshme dhe atë ndërkombëtare, siç janë: Këshilli i Evropës, OSBE-ja, OBSH-ja, INTERPOL-i dhe UNESCO.

“Të kërkojnë që Serbia të ndërpresë fushatën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe fushatën e saj tjetër për t’i bindur shtetet të çnjohin pavarësinë e Kosovës. T’i inkurajojnë pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën (Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën) të ndryshojnë qëndrimin e tyre bilateral ndaj pavarësisë së Kosovës. Nëse nuk e njohin Kosovën, së paku nuk duhet të pengojnë aplikimin e saj për anëtarësim”, thuhet më tej në këtë raport.

Po ashtu kërkohet që “liberalizimi për Kosovën të ndodhë menjëherë. Franca dhe Holanda duhet të heqin dorë nga kundërshtia e tyre”.

Kërkohet po ashtu që të insistohet që Kosova dhe Serbia të mos kërkojnë bashkësi me shtetet dhe/ose territoret fqinje.

“T’u bëhet e qartë se Kosova dhe Serbia mund të avancojnë në procesin e anëtarësimit në BE vetëm nëse u përmbahen vlerave themelore të BE-së”.

Ndërkaq, një pikë tjetër interesante në këtë raport të qendrës “Woodrow Wilson” në Washington D.C. është ajo për Ushtrinë e Kosovës, ku kërkohet që e njëjta të jetë “ushtri plotësisht operacionale deri në vitin 2027”.

“Të rritet bashkëpunimi mes Kosovës dhe NATO-s. Të lehtësohet zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri të plotë operacionale deri më 2027 dhe të bëhen bashkëpunime shtesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake”, theksohet në raportin e publikuar nga qendra “Woodrow Wilson” në Washington D.C.

Po ashtu kërkohet që të ndërtohet një rrugë e qartë për anëtarësimin e Kosovës në NATO deri më 2027.

“Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) duhet të mbetet në vend derisa arsyet për prezencën e saj të mos ekzistojnë. Nëse ka kundërshti domethënëse për anëtarësimin e Kosovës në NATO, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe ato shtete të BE-së që e njohin Kosovën duhet të përkushtohen për të nënshkruar një marrëveshje të fuqishme të sigurisë dhe mbrojtjes me Kosovën si alternativë”, shton ky raport.

Më tej, siç raporton Zeri.info, duke e elaboruar këtë pikë, raporti thekson: “Zgjerimi i bashkëpunimit Kosovë – NATO duhet të bëhet prioritet. Kosova mund të afrohet më shumë me NATO-n, duke lehtësuar zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri plotësisht operacionale sipas standardeve të NATO-s dhe duke kryer bashkëpunime të mëtejshme në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të tilla si ato të kryera kohët e fundit si pjesë e ‘Defender 21’. Një rrugë e qartë për anëtarësimin e Kosovës në NATO duhet të krijohet deri në vitin 2027 dhe të shtyhet përpara nga administrata e Bidenit. Duhet të përfshijë, si një hap konkret të përkohshëm, një deklaratë ministrore të mbështetjes për Kosovën nga vendet anëtare të Aleancës. Nëse ka kundërshtim të konsiderueshëm ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e tjerë evropianë që e njohin Kosovën duhet të marrin në konsideratë një marrëveshje të fortë të sigurisë dhe mbrojtjes me Kosovën. KFOR-i duhet të qëndrojë në Kosovë dhe të jetë një parandalues kredibil derisa arsyet e pranisë së tij të mos ekzistojnë më. Nga ana e saj, Serbia nuk ka aspirata për t’u bashkuar me NATO-n”.

Tutje thuhet: “Përpara hyrjes së Kosovës në NATO, Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë ta mbrojnë Kosovën nga kërcënimi i paraqitur nga qeveria aktuale në Serbi, e cila mbështetet ushtarakisht nga Rusia dhe Kina. Nëse ka kundërshtime të konsiderueshme ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO, Shtetet e Bashkuara duhet të zhvillojnë me Kosovën një udhërrëfyes pesëvjeçar të Bashkëpunimit të Mbrojtjes, të ngjashëm me marrëveshjet amerikane me shtetet baltike, ose një Traktat të Mbrojtjes së Ndërsjellë, të ngjashme me marrëveshjen e SHBA-së me Korenë e Jugut. Kjo do të balanconte ngritjen ushtarake të Serbisë”.

Pikë tjetër e rëndësishme që kjo qendër ua ka parashtruar SHBA-së, BE-së, MB-së dhe NATO-s është edhe çështja e të drejtave të pakicave në Kosovë dhe Serbi. Aty propozohet që të ketë reciprocitet të të drejtave të komunitetit serb të Kosovës me atë shqiptar në Serbi.

“Të pajtohen për reciprocitetin e të drejtave për komunitetin serb në Kosovë dhe komunitetin shqiptar në Serbi si parim bazë për të udhëhequr marrëveshjet e mëtejshme të dialogut Kosovë – Serbi. Të drejtat pronësore dhe trashëgimia kulturore për të gjithë qytetarët në Kosovë duhet të sigurohen, veçanërisht për pronat e serbëve të Kosovës jashtë Mitrovicës Veriore dhe zonave përreth dhe për pronën e shqiptarëve të Kosovës në katër komunat veriore”, theksohet në raport.

Po ashtu në raport thuhet se duhet të gjenden personat e zhdukur dhe të ketë drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.

“Të vendosen njerëzit para territorit. Të prioritizohen çështjet kyçe që prekin jetët e njerëzve. Këtu përfshihet ballafaqimi me çështjet kyçe të ndërlidhura me drejtësinë tranzicionale – gjetja e të zhdukurve dhe drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe të mbështetet bashkëpunimi bilateral ekonomik për të luftuar papunësinë”, thuhet në raportin e qendrës “Woodrow Wilson” në Washington

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *