Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar punime të mbara të Mbledhjes ku do të vendoset për Kryesinë e re, duke cekur që “ të emërojë kryesi të unitetit, të përkushtimit dhe vijimit të rrugës së themeluesve të saj të prirë nga Hashim Thaçi me shokë, mbi përkushtimin dhe kontributin e anëtarëve të saj që nga okupimi, gjatë luftës çlirimtare dhe pas çlirimit të vendit”.

Lladrovci ka shkruar po ashtu se “në këtë ditë të rëndësishme për PDK-në, uroj që të dëshmohet uniteti i domosdoshëm për të avancuar vlerat të cilat i riaformoi brenda të gjitha niveleve të organizimit partiak, ish lideri ynë, Kadri Veseli”.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Nga mbledhja e sotme e Këshillit Drejtues të PDK-së dhe nga kryetari Memli Krasniqi, pres më të mirën që mund të prodhojë partia që në ADN të saj e ka UÇK-në, shtetformimin dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.
Uroj të zhvillohen punime të mbara të KD-së dhe të emërojë kryesi të unitetit, të përkushtimit dhe vijimit të rrugës së themeluesve të saj të prirë nga Hashim Thaçi me shokë, mbi përkushtimin dhe kontributin e anëtarëve të saj që nga okupimi, gjatë luftës çlirimtare dhe pas çlirimit të vendit.
Gjithsesi, pres nga Kryesia e re të jetë gjithëpërfshirëse, largpamëse dhe e qëndrueshme përball sfidave.
Energjia pozitive e PDK-së do sa më parë të vihet në veprim, për të rikonfirmuar vlerat e saj, vizionin dhe rrugën euro-atlantike.
Në këtë ditë të rëndësishme për PDK-në, uroj që të dëshmohet uniteti i domosdoshëm për të avancuar vlerat të cilat i riaformoi brenda të gjitha niveleve të organizimit partiak, ish lideri ynë, Kadri Veseli.
Mbledhjes i uroj punë të mbarë dhe suksese ashtu si Këshillit Drejtues, Kryesisë së re dhe kryetarit Memli Krasniqi!

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *