Dafina Zeqiri është një tjetër emër që ishte prenotuar për të kënduar në festivalin e ashtuquajtur Festa e Birrës në Korçë.

Por me të mësuar se mysafir nderi i festivalit për të kënduar në një nga netët e tij ishte artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic, Dafina e ka tërhequr pjesëmarrjen.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet ajo së fundmi përmes një postimi të MTV Kosova të rishpërndarë në InstaStory.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Aty citohet se këngëtarja Zeqiri me të marrë vesh se Bregovic do të ngjitej në skenën e Festës së Birrës në Korç, e kishte anuluar pjesëmarrjen e saj.

Ajo ka vënë edhe një emoji pranë postimit, në të cilin shkruhet “E anuluar”.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndërkohë një gjest të tillë e ka bërë edhe kolegu i saj, reperi i njohur shqiptar Capital T, i cili ishte prenotuar për të bërë hapjen e festivalit në natën e parë.

Përveç artistëve, tërheqjen nga ky festival i birrës po e bëjnë edhe bizneset, një prej të cilave, “Birra Peja”, njoftoi se nuk do të ishte pjesë e partneritet të festivalit shkaku i ofendimit që iu është shkaktuar shqiptarëve të Kosovës me ftesën që i është Bregovicit për të peformuar aty.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *