Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse vërtetë është kryeministër i qytetarëve do të ishte kujdesur për situatën pandemike.

“Nëse je vërtetë kryeministër për qytetarët e Kosovës, do të ishe kujdesur për situatën pandemike dhe gjendjen më alarmante deri më tani të të infektuarve. Do të ishe marrë me përmirësimin e raporteve me SHBA dhe Gjermani dhe jo si deri më tani duke i dëmtuar skajshëm!”, ka shkruar ai.

Sipas Haradinajt, Kurti ka premtuar parajsën e po i jep popullit zhgënjimin.

“Kush je ti në të vërtetë? Ti që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin. Ti që ke premtu bashkimin, e po e marrim ndarjen. Ti që ke premtu pavarësim, e po marrim degradim!”, tha Haradinaj.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *