Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të ardhshëm të komunave dhe të kandidatëve për Kuvende Komunale.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës garon në 36 komuna.

Në 29 prej tyre, PDK garon me kandidatë për kryetarë komunash. Në 4 komuna, PDK garon vetëm me listë të kandidatëve për Kuvende Komunale, ndërsa në komuna të tjera, PDK garon në koalicion të përbashkët me partitë tjera shqiptare.

Lista e Partisë Demokratike të Kosovës me kandidatë për kryetarë komunash dhe ajo për Kuvende Komunale, përbëhet nga intelektualë e profesionistë kompetentë për qeverisje lokale, që kanë vizion të qartë për zhvillimin e vendit.

Nga 29 kandidatë të PDK-së për kryetarë komunash, 17 prej tyre garojnë për herë të parë, ndërsa tri prej tyre janë gra.

Kjo është lista me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e PDK-së:

 

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *