Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas.

Policia ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt, ndërsa janë përfshirë dy vetura ku si pasojë lëndime kanë marrë shtatë persona.

“Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 16:00, në rrugë rajonale Skenderaj-Drenas përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Polac. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës. /Zëri

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *