Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po i strehon afganët jashtë përgjegjësisë së saj si një vend i NATO-s dhe për shkak të asaj që jemi.

“Shumë shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon afganët vetëm sepse këtë na e kërkoi SHBA, pasi është e paarsyeshme t’u kthesh kurrizin atyre dhe të fajësosh vetëm SHBA”, tha Rama.

Ne të gjithë, theksoi ai, ishim atje si pjesë e NATO-s dhe këta njerëz ishin atje për ne, sepse besonin në idealet që u përmbahen SHBA dhe BE.

“Shqipëria po e bën atë jashtë përgjegjësisë së saj si një vend i NATO-s dhe për shkak të asaj që jemi. Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh miqve tanë afganë në nevojë, dhe i detyrohemi traditës sonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë, dhe gjithashtu për kujtesën që do t’u ngelet fëmijëve tanë”, shtoi Kryeministri.

Shmangia nga këto vlera themelore, sipas Ramës, është si t’i shmangesh pjesës më të mirë të vetes, historisë sonë dhe idealeve që bota demokratike supozohet t’i promovojë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra./atsh

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *