Per ditën e Premte moti parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht
të paqendrueshme, thuhet në njoftimin e SHMU, transmeton Aktuale.live

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, këto më të përqendruara përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore. Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.
Era me drejtim veriperendim me shpejtësi 1-8m/sek.
Temperaturat parashikohen me rritje në vlerat minimale dhe rënie në vlerat maksimale.
Më konkretisht:
vendet malore 16°C deri në 27°C
vendet e ulëta 20°C deri në 34°C
vendet bregdetare 18°C deri në 32°C
Ju urojmë një pasdite të bukur!

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *