Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se para zgjedhjeve të 14 shkurtit e ka lutur tash presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin që të kthehet në LDK.

Haziri tha se e njeh Osmanin si karakter politik dhe e ka parë që nuk i zbutet qëndrimi.

“E kam lut. Nuk është lutje përgjërimi, por lutje miqësore, kolegiale. Në një kohë u patë plasuar rivalitet mes meje e Vjosës dikur, Por, Vjosa është presidente sot, është banore e Gjilanit, të paktën Gjilani e ka një presidente tani”, tha Haziri në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

“Unë  e njoh si karakter politik dhe e kam parë që nuk zbutet qëndrimi, ose është bërë shumë vonë, ose është përgatitur shumë herët për atë lloj veprimi”, tha Osmani.

Ndryshe, Haziri ka thënë se në zgjedhjet e sivjetme partiake, më 14 mars, kur Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së, ka ndodhur prerja lineare.

Haziri tha se më askush në parti nuk mund ta arsyetojë veten.

“Problemi është se frikacakët politikë, në cilindo kamp politikë që janë, ata i japin goditje të përditshme partisë duke dashur të ruajnë pashallëkun e  tyre dhe interesin e vet të vogël politik dhe me fitu betejën e vogël në katundin e vet, ai i shkakton dhimbje të madhe partisë”, tha Haziri në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.

Më tej ai tha se kjo është hera e dytë që LDK-së i ndodhë e njëjta situatë.

I pyetur nga panelistët se kush janë ata që po i japin goditje LDK-së, Haziri nuk ka dashur të përmend emra, duke thënë se ata nuk janë më

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *