Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për donacionin e Shteteve  t% Bashkuara të Amerikës i bënë Kosovës duke i dhuruar 35 mijë vaksina.

Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, tha se ky është një shembull i aleancës mes dy vendeve.

“Faleminderit Sekretari Blinken për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Një shembull tjetër i aleancës sonë të fortë dhe të qëndrueshme. Sot morëm kontigjentin e parë prej 35 mijë sosh dhe pjesën tjetër e presim në ditët në vijim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se sot Kosova ka pranuar kontingjentin e parë prej 35 mijë vaksinave nga 500 mijë sa janë ndarë në total nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Pas arritjes në vendin tonë të kontingjentit prej 35,100 dozave të vaksinave dhe zotimit të SHBA-ve se do ta mbështes Kosovën me 500 mijë vaksina Pfizer, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se këto doza e sjellin 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të Kosovës për vaksinimin.

“Sot SHBA dhuroi kontigjentin e parë nga 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, ka shkruar Blinken në llogarinë e tij në Twitter.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *