Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim lidhur me kushtet e hyrjes në vend si për shtetasit e vet, ashtu edhe për të huajt. Megjithatë, për vendet e rajonit nuk kërkohet test negativ apo prova e vaksinimit.

Sipas një njoftimi në uebin e qeverisë së Malit të Zi, thuhet se këto masa hynë në fuqi nga 24 gushti.

Komunikata e plotë: Që nga 24 gushti, është e mundur të hyhet në Malin e Zi me posedimin e njërës prej katër dëshmive të mëposhtme:

Hyrja në Malin e Zi është e

mundur vetëm për shtetasit malazezë dhe të huajt nëse posedojnë një nga katër dëshmitë e mëposhtme:

a) Se ai/ajo është krejtësisht i/e vaksinuar ose me njërën dozë të vaksinës COVID-19;

b) Të posedojë një test PCR negativ për SARSCov-2 jo më të vjetër se 72 orë;

c) Dëshminë se ai person e ka kaluar COVID-19 (dhe kanë kaluar jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë që nga PCR pozitive ose testi i antigjenit të shpejtë);

d) Të ketë një test negativ antigjeni të shpejtë për SARSCov-2 jo më të vjetër se 48 orë.

Në qoftë se personat, pavarësisht nëse janë shtetasit tanë apo të huajt, me një vend të përhershëm banimi në Malin e Zi, nuk zotërojnë asnjë nga katër dëshmitë, ata/ato duhet të vetë-izolohen për 14 ditë që mund të ndërpritet pas ditës së gjashtë pas hyrjes në Malin e Zi me një test negativ PCR.

Nga ana tjetër ,pa kushte kanë të drejtë të hynë ne Malin e Zi nga Serbia, Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kjo zbatohet për shtetasit malazezë dhe shtetasit e këtyre vendeve.

Të gjithë ata që hyjnë në Malin e Zi janë të detyruar të respektojnë masat shëndetësore në përputhje me paralajmërimin shëndetësor të Institutit Shëndetësor Publik, i cili është në dispozicion në të gjitha kalimet kufitare dhe në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi dhe Institutit të Shëndetit Publik.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *