Qeveria shqiptare do të paguajë edhe dy milionë e katërqind mijë euro për furnizimin me vaksinën Pfizer.

Në Fletoren zyrtare të datës 20 gusht 2021 angazhohet Instituti i Shëndetit Publik për kryerjen e pagesave, të përcaktuara në marrëveshjen e nënshkruar për prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, të miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, dhe me ligjin nr. 3/2021, në vlerën 2 447 233.68 (dy milionë e katërqind e dyzet e shtatë mijë e dyqind e tridhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë e tetë) euro, të konvertuara sipas kursit zyrtar të këmbimit në ditën e pagesës.

Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e saj të miratuar për vitin 2021 i shtohet ekuivalenti në lekë i shumës prej 2 447 233.68 (dy milionë e katërqind e dyzet e shtatë mijë e dyqind e tridhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë e tetë) euro, për kryerjen e pagesës së dozës së vaksinës nga kompania Pfizer Export B.V. 3.

Fondi, sipas pikës 2, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Shëndetit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *