Malisheva ka barazuar me Prishtinën në kuadër të xhiros së parë në eidicionin 2021/2022 në Superligën e Kosovës.

Skuadra që debutoi në elitën e futbollit kosovar e filloi mjaftë mirë takimin ndaj kampionit në fuqi.

Ishte minuta e 12-të, kur malishevasit kaluan në epërsi me anë të Hasan Hysenit, që e mposhti me lehtësi Haxhon.

Kujtojmë se Malisheva është vendas në sfidën që po luhet në stadiumin “Liman Gegaj”, derisa shkruan histori me golin e parë të shënuar në Superligën e Kosovës.

Ndërsa skuadra kampione, Prishtina ka barazuar rezultatin ne minuten e 2-të shtesë te lojës.