Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguarr në lidhje me vrasjen e vajzës 18 vjeçare nga Ferizaj duke thënë se drejtësia e dënimi për ata që po i kryejnë këto krime makabre, ndryshon situatën e trishtë të pabarazisë, shkruan Gazeta Metro.

Osmani përmes një postimi në Facebook, tha se ne nuk mund të heshtim apo të vazhdojmë të lejojmë trajtimin e këtyre rasteve si çështje familjare.

‘’ Jemi dëshmitarë të vrasjeve si rezultat i shmangies nga ligji të dhunuesve, ndaj kjo situatë duhet të marrë fund. Si Presidente e vendit i bëjë thirrje secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizaji. U bëjë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të punojnë fort dhe pandërprerë derisa kryesit e veprave të tilla të gjenden prapa grilave’’, shkroi Osmani.

Ajo iu shprehi ngushëllime familjarëve të së ndjerës derisa tha se drejtësinë ua kanë borxh grave që përjetuan dhunë të tillë nga ata që po marrin jetë e po i ikin përgjegjësisë.

Reagimi i plotë:

”Për vajzën 18- vjeçare që e vranë në Ferizaj duhet të ketë drejtësi. Vetëm drejtësia e dënimi për ata që po i kryejnë këto krime makabre ndaj grave e vajzave të Kosovës mund të ndryshojë situatën e trishtë të pabarazisë me të cilën përballemi sot në Kosovë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *