Së shpejti, edhe vendet e tjera të Ballkanit Përëndimor, përfshirë Shqipërinë do të bëhen pjesë e sistemit digjital të certifikatave shëndetësore, të BE-së. Këtë e tha një zëdhënëse e Komisionit Europian për Deutche Welle.
Këto certifikata janë vënë në në funksionim brenda BE nga 1 korriku. Vendet anëtare të Bashkimit Europian e njohin këtë certifikatë dhe qytetarët e pajisur me të mund të udhëtojnë të lirë. Por vendet e Ballkanit kanë qenë të përjashtuara deri më tani.
Para dy ditësh BE futi në sistemin e saj edhe certifikatat digjitale të lëshuara nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina. Anasjelltas këto vende do të njohin certifikatat digjitale të vendeve të BE.
Kosova ka pasur një specifikë, sepse ka dhënë për qytetarët e saj vetëm vaksinat e njohura nga BE. Shqipëria, e cila ka përdorur si vaksinën kineze, por edhe ato të njohura nga BE si BioNTech apo AstraZeneca nuk është ende pjesë e sistemit të certifikatës digjitale COVID të BE. Por kjo pritet të ndryshojë së shpejti.
Bashkim Evropian që nga fillimi i pandemisë, ka qenë e angazhuar, që vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen si partnerë të privilegjuar përmes afrimit me mekanizmat e Unionit dhe instrumentat e luftimit të pandemisë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *