Shtesat në vlerë prej 60 eurove të cilat u ndanë nga Qeveria e Kosovë për punonjësit shëndetësor po shihen si ofenduese nga infermierët në vend.

Përmes një komunikate për media Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësore kanë reaguar pasi Qeveria mori vendim për këto shtesa, shkruan Gazeta Infokus.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësore është e indinjuar thellë me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e shtesave në vlerë prej 60 eurove për punonjësit shëndetësorë.Kjo shumë, pos tjerash është ofenduese për punonjësit shëndetësorë të cilët po punojnë në kushte shumë të rënda në përballje me virusin Covid 19”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas Odës së Infermiëreve kjo është një nënvlersim që ekzektuivi ka bërë karshi tyre.

“Kosova edhe ashtu po përjeton një dramë të largimit të infermierëve dhe kjo qasje e Qeverisë vetëm shton nënvlerësimin karshi tyre dhe i kontribuon klimës së largimit të punonjësve shëndetësorë nga Kosova.Si OIK kërkojmë nga institucionet që të rishqyrtojnë shumën e shtesave, të punojnë në motivimin e punonjësve dhe t’u ofrohen kushte më të mira të punës”, bëhet e ditur mes tjerash në komunikatën e tyre.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *