Kryeministri Edi Rama, ka thënë se duhet të jemi më prezent në Kosovë, teksa thekson se të gjithë e dinë se marrëdhëniet me Kosovën nuk shkojnë vaj.

Ai është shprehur se nisma “Balkani i Hapur” e ka marrë një peshë të pamerituar.

“Duhet të jemi më prezent në Prishtinë, e kam fjalën si deputet, për të ndarë opinione, për të zhvilluar  ide në interes të dy shteteve tona dhe i ftojmë ata të jenë të pranishëm në mjediset e Kuvendit në Tiranë. Nuk është sekret me që me qeverinë e Kosovës, gjërat nuk shkojnë vaj, dhe  mosdakordësia për “Ballkanin e Hapur”, ka marrë një peshë të pamerituar në këtë mes. Por Kosova është pjesë e pandashme e jona dhe e të ardhme sonë të përbashkët. E ardhmja do të na bashkojë gjithmonë e më shumë, prandaj ne do të punojmë me përkushtim që me qeverinë e Kosovës të kemi marrëdhënie vëllazërore, duke u fokusuar në gjithë atë punë e drejtime të cilat nuk kanë sesi të mos na bashkojnë dhe patjetër duke trajtuar me durim mosdakordësinë  për “Ballkanin e Hapur”, që është një zgjedhje e drejtë dhe kuptimplotë për të ardhmen e këtij vendi dhe rajoni. Sa më shumë të ndërveprojmë sa më shumë të përfitojmë, aq më shumë do të zhvillohemi dhe të forcohemi. Do punojmë shumë fort./Oranews.tv

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *