Sipas tij kjo klasë politike duhet të kthjellet, sepse vendi ynë po përballet me një situatë jashtëzakonisht të rëndë.

“Përtej politikës, ky pushtet e kjo klasë politike duhet të kthjellet.  Situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk menaxhohet me takime rutinë e me masa sipërfaqësore. Kryeministri Kurti ta kuptojë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe të veprojë në përputhje me situatën”, thuhet në ragimin e Haradinajt./Zëri

Reagimi i plotë i Haradinajt:

36 prej nesh, prej sot nuk janë më. Ky është një rekord i zi për Kosovën. Përtej politikës, ky pushtet e kjo klasë politike duhet të kthjellet.

Situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk menaxhohet me takime rutinë e me masa sipërfaqësore. Qeveria duhet t’i orientojë krejt potencialet njerëzore e financiare në mbrojtje të shëndetit të popullit. Detyrë mbi detyrat sot është mposhtja e sëmundjes së shekullit.

Me shpresë se ky i sotmi është rekordi i fundit i zi, e ftoj Kryeministrin Kurti ta kuptojë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe të veprojë në përputhje me situatën.

Atyre që sot e gjithë këto ditë i kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet më të sinqerta!

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *