Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Nicholas Abott është shprehur mirënjohës ndaj Kosovës për pritjen e refugjatëve afganë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se ndihet i nderuar që ishte në Aeroportin e Prishtinës kur arriti grupi i parë prej 111 shtetasve afganë për strehim në Kosovë.

“Ndihem i nderuar që isha në aeroportin e Prishtinës këtë mbrëmje, për të takuar të evakuuarit e parë nga Afganistani që po mbërrijnë në Kosovë. Mirënjohës për mikpritjen kosovare”, ka shkruar diplomati britanik.

111 shtetasit e parë nga Afganistani kanë arritur në orët e mbrëmjes në Kosovë, të cilët do të vendosen në ish-kampin e Bechtel Encha, pranë Bondstilit amerikan.

Ndryshe, nuk dihet numri i saktë i përgjithshëm i refugjatëve afganë që do të vendosen në Kosovë

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *