Imunologu kryesor amerikan Anthony Fauci tha sot se ai mbështet që vaksinimi të jetë i detyrueshëm për nxënësit, pasi varianti delta po përhapet në Amerikë.

“Unë besoj se vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve të shkollës është një ide e mirë. Ne e kemi bërë këtë për dekada, kur bëhet fjalë për vaksinimin kundër poliomielitit, lisë, shytave, rubeolës, hepatitit,” tha Fauci për CNN.

Aktualisht, fëmijët nën 12-vjeç nuk mund të marrin vaksinën në SHBA, por Fauci tha në një intervistë të fundit me ABC se të dhëna të mjaftueshme do të mblidhen deri në tetor që Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të marrë në konsideratë nëse vaksina është i sigurt edhe për fëmijët nën 12-vjeç.

“Unë besoj se ekziston një shans i vërtetë që vaksinat nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna të marrin miratimin e FDA për fëmijët nën 12-vjeç, para fillimit të sezonit të festave,” shtoi Fauci, raporton Reuters.

Ndërsa shkollat rihapen në vjeshtë, rritja e numrit të rasteve me COVID po shkakton vonesa të konsiderueshme.

Dhjetëra shkolla në Shtetet e Bashkuara tashmë kanë shtyrë fillimin e vitit shkollor ose janë mbyllur në gusht, dhe goditja më e madhe ndaj institucioneve arsimore është në jug të vendit, ku ka më së shumti të infektuar, sipas Reuters.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *