Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për themelimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 në vend.

Ky vendim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mblodh për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 do të ketë këtë përbërje:

1.       Dr. Arben Vitia, Kryesues;

2.       Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Zëvendës kryesues;

3.       Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtar;

4.       Mehdi Sejdiu, Këshilltar i Zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, anëtar;

5.       Prof. Dr. Naser Ramadani, anëtar;

6.       Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), anëtar;

7.       Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), anëtar;

8.       Ministria e Drejtësisë (MD), anëtar;

9.       Ministria e Mbrojtjes (MM), anëtar;

10.    Ministria e Shëndetësisë (MSH), anëtar;

11.   Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), anëtar;

12.   Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), anëtar;

13.   Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), anëtar;

14.   Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), anëtar;

15.   Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), anëtar;

16.   Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), anëtar;

17.   Ministria e Ekonomisë (ME), anëtar;

18.   Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK), anëtar;

19.   Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), anëtar;

20.   Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, anëtar;

21.   Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, anëtar;

22.   Policia e Kosovës, anëtar;

23.   Këshilli për Siguri, anëtar;

24.   Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, anëtar;

25.   Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), anëtar;

26.   Inspektorati i Tregut / (MINT), anëtar;

27.   Ftohet ta dërgoj një përfaqësues, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, anëtar.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë do të caktojë Sekretariatin e Komitetit, ndërsa ky komitet obligon Komunat që të themelojnë nën komitete komunale me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha njësitë tjera do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për menaxhimin dhe kontrollin e pandemisë COVID-19.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *