Reyes Charle Cuellar, nga Zyra e Bashkimit Evropian, tha se gratë në Kosovë po e gjejnë ngadalë vendin e tyre dhe ato po shkëlqejnë në të gjitha fushat ku janë të përfshira.

Ajo gjithashtu ka kërkuar që çështja e avancimin e grave dhe promovimi i tyre mos tu lihet vetëm partnerëve ndërkombëtar të Kosovës.

“Nuk ishte punë e lehtë organizmi i këtij projekti në kohë pandemie dhe gjatë vetës. Ju urojmë të gjitha grave kandidatë për kryetare komunash më të mirat. Shteti i parë që ka promovuar politikat feministe është edhe Suedia andaj është kënaqësi me pas këtu ambasadoren e Suedisë”.

“Është e rëndësishme që gratë të gjejnë vendin e tyre dhe kjo punë nuk mund tu lihet vetëm partnerëve ndërkombëtar. Në lidhur me këtë Kosova është në rrugë të mbarë. Përkundër që Kosova ka një shoqëri civile të organizuar mirë ka edhe gra kompetente që shkëlqejnë në të gjitha fushatat, akademike, politikane, artiste e aktore”, është shprehur ajo.

Kurse Jarmo Helppimangas, shef i Seksionit Ligjor dhe të Drejtat e Njeriut tha se duhet të implemetohet legjislacioni dhe që të ketë një baraspeshe të vërtetë në shoqërinë kosovare.

“Fjalët më letër të kthehen në realitet. Të implemetohet në praktikë e mos të mbesin ide. Personat më kompetent të përfitojnë pozita pas asnjë diskriminim”, është shprehur ai.

Poashtu ai ka thënë se mungon pjesëmarrja e grave në tavolinën e dialogut Kosovë-Serbi dhe se kjo duhet të ndryshojë.

“Pjesëmarrja e grave në dialogun Prishtinë-Beograd nuk kemi parë deri më tani. Kjo është diçka që ne mendojmë që po mungon dhe duhet të ketë më shumë pjesëmarrje”, ka shtuar ai.

Ndërsa Barrie Lynne Freeman zëvendëspërfaqësuese speciale e sekretarit të përgjithshëm nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë tha se tani është koha të mendojmë se si të adresojmë mungesën e grave në tryezën e bisedimeve Kosovë-Serbi, raporton EO.

Karin Hernmarck Ahliny, ambasadore e Suedisë në Kosovë tha se kishe model nënën që të aspironte drejtë rrugës së shërbimit

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *