Kosova që nga 30 gushti ka mbetur pa ambasadorë në 12 shtete, kjo pasi ata që u shkarkuan në majin e këtij viti nga presidentja, Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, nuk janë zëvendësuar me diplomatë të rinj.

Demokracia.com mëson se i propozuar për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe është Xhabir Hamiti.

Deri më tani ambasador në këtë shtet ishte Avni Arifi, i cili u shkarkuar në maj të këtij viti.

Ambasadorët e tjerë të shkarkuar janë Beqë Cufaj- Gjermani, Nait Hasani – Shqipëri, Arbër Vllahiu – Çeki, Lirim Grejqevci – Holandë, Shpend Kallaba – Hungari, Gezim Kasapolli – Kroaci, Avni Kastrati – Slloveni, Gjergj Dedaj – Maqedoni e Veriut, Hajdin Abazi – Australi, Ylber Hysa – Mal i Zi, Amir Ahmeti – Katar dhe ambasadori në Francë, Qëndrim Gashi.

Kujtojmë se në maj të këtij viti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mori vendim për shkarkimin e 12 ambasadorëve të emëruar politik.

Procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj parashohin që ministrja e Jashtme të dërgojë për miratim në qeveri propozimet të cilat pastaj i përcjellën Kuvendit të Kosovës, komisioni për Punë të Jashtme e bënë intervistimin dhe përgatit raportin për secilin prej tyre, të cilin më pas e dërgon në Presidencë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *