Sot nis regjistrimi i popullsisë, banesave dhe amvisërive në Maqedoni të Veriut. Enti Shtetëror i Statistikave ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Drejtori i Entit, Apostoll Simovski thotë se institucioni të cilin ai e drejton është gati për ta zbatuar operacionin statistikor, pasi ka përfunduar edhe trajnimi i instruktorëve rajonal dhe regjistruesve.

“Kanë mbaruar të gjitha përgatitjet. Komisionit e rajoneve regjistruese bashkërisht me instruktorët shtetëror i kanë mbaruar me sukses trajnimet e instruktorëve rajonal dhe regjistruesve. Sot ata janë në terren për të caktuar perimetrin e tyre të regjistrimit. Gjithçka është gati për nesër. E shfrytëzoj rastin të bëj apel që me besim t’i pranojnë në shtëpitë e tyre regjistruesit”, tha Apostoll Simovski, drejtor i ESHS-së.

Zëvendësdrejtori Ilmi Selami thotë se askush nuk guxon të mbetet jashtë procesit të regjistrimit.

“Askush nuk guxon të mbetet jashtë nga ky proces i madh statistikor sepse është mënyra e vetme për të dëshmuar se ekzistojmë. Për ata që friken nga përhapja e infeksionit, dua të potencoj se regjistruesit tanë maksimalisht do t’i respektojnë masat mbrojtëse dhe protokollet e parapara për zbatimin e regjistrimit në kohë pandemie”, pohoi Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i ESH-së.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq thotë se regjistrimi paraqet proces statistikor pa prapavijë politike dhe partiake.

“Regjistrimi është operacion statistikor mbi partiak. Më vjen mirë që të gjitha partitë e mëdha politike e kanë mbështetur të njëjtin. Regjistrimi është i nevojshëm me qëllim krijimin e kushteve që qytetarët të jetojnë më mirë. Kjo bëhet për qytetarët”, theksoi Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Sipas zëvendësministrit të Drejtësisë, Agim Nuhiu regjistrimi është akti më i madh patriotik i çdo një qytetari.

“Nuk ka akt më të madh patriotik se vetë regjistrimi. Ne të gjithë pa përjashtim jemi të lidhur me vendin, truallin, shtëpinë dhe pronat tona. Prandaj regjistrimi është jetik”, tha Agim Nuhiu, zëvendësministër i Drejtësisë.

Procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 30 shtator. Deri atëherë do të vlen edhe afati për regjistrimin e diasporës. Regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë pothuajse 20 vjet më parë, ndërsa në vitin 2011 i njëjti dështoi që në nisje.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *