Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë vazhdon të jetë i lartë. Aktualisht në vend janë 26 mijë e 688 raste aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Prishtina prinë më numrin e rasteve aktive. Aktualisht në kryeqytet janë 4 mijë e 965 raste aktive. Pasohet me Prizrenin, ku në këtë komunë janë 2 mijë e 267 raste aktive.

Më pas renditet Komuna e Ferizajt me më shumë raste aktive me 1 mijë e 667, komuna e Pejës, 1 mijë e 665, Gjilani 1 mijë e 246, Podujeva 1 mijë e 244, Fushë Kosova 1 mijë e 237, Mitrovica 1 mijë e 207, Gjakova 1 mijë e 126, Klina 962. Më së paku raste aktive raportohet të ketë në komunën e Hanit të Elezit. Në këtë komunë aktualisht janë 129 raste aktive me COVID-19.

Ndërkohë që IKShPK të dielën njoftoi për vdekjen e 24 personave dhe infektimin e 890 qytetarëve me COVID-19.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *